Vrasja në Pejë, Osmani: Femicidi po merr përmasa të jashtëzakonshme, të ndalet me çdo kusht

Vrasja në Pejë, Osmani: Femicidi po merr përmasa të jashtëzakonshme, të ndalet me çdo kusht

10:37, 16/04/2024

Pas vrajës së një gruaje në Pejë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se femicidi po merr përmasa të jashtëzakonshme.

“Fatkeqësisht, sot të gjithë jemi zgjuar në mëngjes me lajmin e tmerrshëm për vrasjen edhe të një gruaje nga bashkëshorti i saj. Ky fenomen i tmerrshëm që po e plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, ky femicid i cili për fat të keq ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duhet të ndalet me çdo kusht”, tha Osmani.

“Mënyra e vetme për ta ndaluar atë është në qoftë se ri-zgjohemi të gjithë si shoqëri, si shtet, e si komb. Ri-zgjohemi sërish në këmbë kundër këtij fenomeni sepse nuk jemi jetë vajzash e grash për të humbur”, shtoi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco