Burimi: Irani nuk do luftë, do bombë bërthamore

20:05, 15/04/2024

Gazetari Genc Burimi ka komentuar ka kemntuar sulmet mes Iranit dhe Izraelit teksa tregon se i arsyeja e përshkallëzimit të situatës nga Irani vjen për faktin se kjo e fundit kërkon bombë bërthamore.

Në një lidhje me Skype për edicionin e mbrëmjes me Edvin Parrucën në Syri Tv, Burimi tha se SHBA heziton të ndjekë vijën e sulmeve të Izraelit për shkak se janë prag zgjedhjesh.

“Irani do përgjigjesh por në një mënyrë të tillë, thjeshtë tu tregonte opinionit të brëndëshmë iranian që do kundërpërgjigjëm por pa  ngacmuar shumë Izraelin. Kjo sepse Irani sot ka si objektiv kryesor të ketë bombën e tij bërthamore shumë pranë pastrimit të uraniumit. Irani nukmund të binte në atë kurth që kërkon ta fus Izraeli. Izraeli sot është në kontradiktë me partnerët perëndimorë sepse Izraeli thotë që nuk mund të lejojë që Irani të ketë bombë bërthamore.

Irani do bombë bërthamore, nuk do luftë. SHBA-të nga ana e tyre duan të mbrojnë Izraelin por nuk duan luftë sepse edhe vetë SHBA-të janë në fushatë elektorale.

Të gjithë sot në botën perëndimore po i thonë Izraleit ‘ju mbrojtëm, do ju mbrojmë sa herë që sulmohemi, por nuk jemi të gatshëm tju ndjekim juve nën një sulm të ri të reprezaljeve kundër Iranit.” tha Burimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco