Presidentja sllovene: Të punohet për ndëshkimin e kryerësve të dhunës seksuale

Presidentja sllovene: Të punohet për ndëshkimin e kryerësve të dhunës seksuale

11:09, 15/04/2024

Në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, presidentja e Republikës së Sllovenisë, Natashaa Pirc Musar, ka theksuar se duhet të ketë ndëshkueshmëri për dhunën seksuale, dhe se shteti i saj dënon fuqishëm të gjitha llojet e dhunës.

“Ne dënojmë fuqishëm të gjitha llojet e dhunës seksuale, nuk duhet përdorur është e papranueshme të përdoret dhuna seksuale si instrument i luftës apo frikësimit, nuk duhet të ketë pandëshkueshmëri për këto krime. Së dyti vëmendje më e madhe duhet t’i kushtohet pandëshkueshmërisë duke marrë veprimet vendimtare nëse dhuna kundër grave mbetet e pandëshkuar ajo inkurajon kryerjen e dhunës seksuale që lidhet me konfliktin edhe në të ardhmen. Duhet të punohet për ndikimin e kryesve për t’u siguruar që krime të tilla të mos përsëriten kurrë. Së treti drejtësia për mbijetuesit e dhunës seksuale duhet të jetë prioritet global”, ka deklaruar ajo.

Po ashtu, në fjalën hyrëse presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se duhet angazhuar për të mos hequr dorë në luftën për drejtësi, duke shtuar se ky angazhim është mision i jetës.

Osmani ka theksuar se lufta për drejtësi për gratë nuk është punë e vetëm një misioni apo forumi, por mision i jetës.

“Të angazhohemi për atë, s’është vetëm punë e një forumi e as e një misioni a një mandati, por bëhet mision i jetës. Jemi bërë bashkë për dhunën që flitet për konfliktet, gratë e vajzat preken më së shumti. Ndërsa jemi bërë bashkë për t’i diskutuar këto çështje, ndjej inspirim të thellë nga gratë e Kosovës”, ka deklaruar Osmani.

Sipas saj, gratë në Kosovë kanë mbijetuar në kohët më të dhimbshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco