Kthimi i serbëve në institucionet e Kosovës “i largët, nuk shihet në horizont

Kthimi i serbëve në institucionet e Kosovës “i largët, nuk shihet në horizont

22:12, 14/04/2024

1 vit e gjysmë nga largimi, kthimi i tyre në institucionet e Kosovës duket pak i mundshëm në rrethanat aktuale.

Serbët që lanë uniformën e policisë, vendet e punës në gjykatë e prokurori, sollën vështirësi në funksionimin e këtyre institucioneve në veri.

Megjithatë për zyrtarë të qeverisë, zhvillimet e fundit të vitit 2022, krijuan një momentum të ri për ndryshime pozitive.

Arbër Vokrri Zv. ministër për administrim dhe pushtet lokal shtoi se “Momenti i braktisjes së institucioneve nga ana e zyrtarëve të Listës Serbe e ka krijuar hapësirën për integrim demokratik e të gjithanshëm të komunitet serb në jetën institucionale të vendit. Kjo ka filluar qysh me betimin ekryetarëvë në komunat veriore, tani vazhdon me hov të shtuar me punësimin e qytetarëve serbq, që janë me qindra sosh që janë punësuar në katër komunat veriore. “

Për analistin Belgzim Kamberin, kthimi i serbëve në institucionet e Kosovës mund të bëhet vetëm përmes bisedemeve ndërmjet palëve.

Belgzim Kamberi – Musine Kokalari ka shtuar se “Ata po provojnë që njëherë të themelohet asociacioni e më pas si process paralel të ndodhë edhe integrimi i serbëve..Në këtë situatë pak duket se ka shpresë, që të integrohen serbët në Institucionet e Kosovës, dhe kjo do të mund të zhbllokohej realisht, vetëm ndërmjet dialogut në Bruksel, por gjasat janë tashmë të vogla, aq më tepër që cdo herë e më shumë po afrohemi në zgjedhje.”

Por krejt të kundërtën e mendon politologu u Fidan Ukaj që shprehet kundër praktikës së ujdive politike.  

Fidan Ukaj – Politolog  ka theksuar se  “Mendoj se nuk duhet të përsëritet gabimi i cili ka qenë, një marrëveshje politike për të futur në institcione njerëz të paverifikuar  që më vonë u vërtetua se vetëm për institucionet e Kosovës nuk kanë punuar por kanë qenë vetëm marioneta, e politikës së Beogradit dhe presdientit Vuçiq.”

Si rezultat i kundërshtimit të hapave të qeverisë për ndalimin e targave ilegale serbe, Lista Serbe mori vendim për largimin nga institucionet, përveç atyre qëndrore edhe lokale, si edhe ato të sundimit të ligjit e drejtësisë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco