Dyshohet se ngacmoi seksualisht studentet, nisin hetimet ndaj profesorit Xhevat Krasniqi

Dyshohet se ngacmoi seksualisht studentet, nisin hetimet ndaj profesorit Xhevat Krasniqi

15:24, 12/04/2024

Pas denoncimit të studenteve të Fakultetit të Mjekësisë, të cilat e kanë raportuar profesorin Xhevat Krasniqin, për ngacmime seksuale, tashmë organet e rendit kanë nisur hetimet.

Prokuroria Themelore në Prishtinë e ka autorizuar Policinë, që të ndërmarrë veprimet e nevojshme për ta hetuar rastin.

Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore, Laureta Ulaj.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prishtinë ka autorizuar policinë në ndërmarrjen veprimeve hetimore, me qëllim të grumbullimit të provave dhe informatave lidhur me këtë çështje. Në këtë fazë nuk mund të ndajmë informata të tjera me ju”, ka deklaruar Ulaj.

Teksa shkarkimi i Krasniqit po vazhdon të kërkohet qe sa javë, edhe është protestur kundër tij.

Madje, protesta e djeshme u përcoll edhe me tensione, përderisa po mbahej mbledhja e Këshillit të Etikës ku po diskutohej pikërisht kjo çështje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco