Maqedonci në takim me zyrtaren e NATO-së: Vendosja e ushtrisë serbe përreth kufirit me Kosovën përbën kërcënim

Maqedonci në takim me zyrtaren e NATO-së: Vendosja e ushtrisë serbe përreth kufirit me Kosovën përbën kërcënim

15:22, 12/04/2024
Maqedonci në takim me zyrtaren e NATO-së: Vendosja e ushtrisë serbe përreth kufirit me Kosovën përbën kërcënim

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në takim me shefen e operacioneve aktuale, divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe, ndër të tjerash kanë diskutuar për situatën e sigurisë në vendin tonë

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim shefen e operacioneve aktuale, divizioni për Operacione i Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s, Ariella Viehe.

Ai ka theksuar se vendosja e trupave ushtarake serbe përreth kufirit me Kosovën përbën kërcënim të vazhdueshëm për stabilitetin e Ballkanit dhe se NATO duhet ta trajtoj me më seriozitet një veprim të tillë të Serbisë.

“Gjatë takimit gjithashtu biseduam për gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe theksova faktin që vendosja e trupave ushtarake serbe përreth kufirit me Kosovën përbën kërcënim të vazhdueshëm për stabilitetin e Ballkanit, e që duhet trajtuar me seriozitet lëvizjet e tilla të Serbisë edhe nga ana e NATO-s”, ka shkruar Maqedonci.

Flamuri i Kosovës dhe flamuri i NATO-s

Në këtë takim, ai ka theksuar se janë duke vazhduar të koordinohen dhe të bashkëpunojnë ngushtë si ministri me KFOR dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT).

Maqedonci ka ritheksuar se objektivi i tyre është anëtarësimi në NATO, në mënyrë që FSK të ofrojë kontribut aktiv në misionet për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco