Trëndafilova refuzon kërkesën e Thaçit për zëvendësimin e gjyqtarit, Nicolas Guillou

Trëndafilova refuzon kërkesën e Thaçit për zëvendësimin e gjyqtarit, Nicolas Guillou

13:25, 12/04/2024

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e ish-presidentit Hashim Thaçit për zëvendësimin e gjyqtarit Nicolas Guillou si gjyqtar i vetëm në lëndën me numër KSC-BC-2018-01 pas emërimit të tij si gjyqtar i Gjykatës Penale Ndërkombëtare (GJPN).

“Kryetarja sqaroi se ajo mund t’i zëvendësojë gjykatësit vetëm në rast se gjykatësit nuk janë në gjendje të ushtrojnë detyrën e tyre për shkak të angazhimit në një veprimtari ose profesion tjetër. Nuk është kështu në rastin e gjykatësit Guillou, tha ajo, pasi ai do të fillojë t’i ushtrojë detyrat e tij gjyqësore në GJPN më 19 gusht. Deri në atë kohë, ai është i disponueshëm për të ushtruar detyrat e tij në DHSK”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Dhomat e Specializuara.

Tutje, specifikohet se Trëndafilova hodhi poshtë në mënyrë të përmbledhur kërkesën alternative të Mbrojtjes për përjashtimin e gjyqtarit Guillou.

“Mbrojtja nuk dha asnjë argument se si pozicioni gjyqësor i gjyqtarit Guillou në një gjykatë tjetër, e cila nuk ka juridiksion të mbivendosur me Gjykatën Speciale, mund të ndikojë në pavarësinë e tij’’, thuhet tutje në njoftim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco