Thaçi i VV-së sulmon ashpër opozitën: E kanë shkatërruar Trepçën

Thaçi i VV-së sulmon ashpër opozitën: E kanë shkatërruar Trepçën

12:42, 12/04/2024
Halil Thaçi, deputet i VV-së, ka folur rreth zhvillimeve në Trepçë, ku një pjesë e punëtorëve kishte mbetur pa paga.

Thaçi ka akuzuar rëndë opozitën dhe qeveritë e kaluara, duke thënë se Trepça është keqmenaxhuar.

“Në Trepçë kanë ndodhur ndërrimet e menaxhmenteve. Duhet me besuar që ka vite që nga paslufta që është keq-menaxhuar me të. Trepça gradualisht nuk është se mund të ngritët shpejtë, po gradualisht do të ngritët me investimet dhe me mbështetjen e Qeverisë. Unë kam qenë atje, i kam parë problemet nga afër dhe besoj që me përkrahjen e Qeverisë do të ngritët’’ – ka theksuar Thaçi për FrontOnline.

Sipas tij, qeveritë e kaluara e kanë shkatërruar Trepçën.

“Qeveritë e më hershme e kanë shkatërruar dhe nuk ka qenë e mundur që për tri vite të vije aty ku duhet Trepça. Opozita nuk ka as kredibilitet me fol për Trepçën. I vetmi sukses që opozita për sa kohë e ka qeverisë vendin është shitja e mbeturinave të Trepçës e ne e dijmë me çfarë çmimi janë shitur mbeturinat e saj. I vetmi mision dhe vizion i opozitës ka qenë privatizimi i saj. E kisha lutë opozitën, mos me fol bre për Trepçën se nuk kanë kurrfarë kredibilteti me fol për të”, thotë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco