EKSKLUZIVE/ Dokumenti: policë italianë gati për në burgun e refugjatëve në Gjadër, strehimi dhe pagesa e tyre

EKSKLUZIVE/ Dokumenti: policë italianë gati për në burgun e refugjatëve në Gjadër, strehimi dhe pagesa e tyre

10:54, 12/04/2024

Syri TV siguron dokumentin ekskluziv të Ministrisë italiane të Drejtësisë që konfirmon ngritjen e një burgu për meshkuj me kapacitet 20 persona brenda strukturës së kampit të emigrantëve në Gjadër.

Gazetarja Alba Kepi  citoi dokumentin në të cilin thuhet: "Protokolli i firmosur mes Italisë e Republikës së Shqipërisë parashikon dhe ngritjen e një strukture të përshtatshme peninteciare për emigrantë që do të jenë përgjegjës për krimet e kryera brenda kampeve në territorin shqiptar e menaxhuar nga shteti italian".

Burgu i emigrantëve në Gjadër do të organizohet nën menaxhimin e një komandanti me një skuadër të përbërë nga 7 inspektorë, 7 mbikqyrës, 23 roje burgu, 1 mbikqyrëse femër, 6 roje e asistente burgu femra. I gjithë personeli në këtë strukturë do të përbëhet nga 43 persona do të drejtohet nga një Drejtor burgu e nën komandën e një drejtuesi karriere të Policisë së Shtetit Italian.

Ky personel i sistemit peninciar italian që do të transferohet në Shqipëri do të qëndrojë në këtë shërbim jashtë kufijve për një kohëzgjatje 6-mujore e më pas do të ndërrohet nga i njëjti numër me punonjës të tjerë të këtij sistemi.

Ushqimi e fjetja do të jetë gratis e do të garantohet nga shteti italian. Gjithashtu është parashikuar një dietë ditore prej 176.71 euro për Drejtorin e burgut, 156.49 euro në ditë për Funksionarin në Karrierë të Policisë Penintenciare dhe 130.22 euro në ditë për punonjësit e burgut.

Në dokumentin ekskluziv të Ministrisë së Drejtësisë informohen drejtuesit e sistemit peninteciar italian që për shkak të urgjencës së impenjimit të këtij personeli në Shqipëri duhet të identifikojnë punonjësit sa më shpejt e mundur përmes kurrikulave më të përshtatshme në aftësi e eksperienca personale.

Brenda datës 16 prill do të mbyllet procesi administrativ i seleksionimit të stafit që do të niset në Shqipëri e brenda orës 14.00, datë 17 prill, dokumentacioni i këtij stafi do të dorëzohet në Ministrinë e Drejtësisë për të marrë emërimin në misionin me objekt "Protokolli Shqipëria-kërkesa disponueshmëria".

E brenda datës 20 maj 2024, 45 punonjësit e Sistemit Penintenciar italian do të nisen drejt Gjadrit me vend pune burgun brenda strukturës së kampit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco