“I kontrabanduar”- Opozita e bojkoton mbledhjen e komisionit për Projektligjin për tekste shkollore

“I kontrabanduar”- Opozita e bojkoton mbledhjen e komisionit për Projektligjin për tekste shkollore

11:09, 12/04/2024

Opozita parlamentare e ka bojkotuar punën e Komisionit për Arsim, ku pritet të shqyrtohet Projektligji për tekste shkollore, i cili dyshohet se nuk i ka pasur votat e mjaftueshme për t’u miratuar në Kuvend.

Përfaqësuesit e opozitës e kanë quajtur të kontrabanduar projektligjin për tekste shkollore, për shkak se, sipas tyre, nuk ka pasur kuorum për t’u miratuar.

Kjo mbledhje u përfundua në mungesë të kuorumit.

Të pranishëm në këtë komision ishin vetëm deputetët e mazhorancës dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Edhe pse tashmë ekzistojnë dyshime të bazuara mirë se ky projektligj nuk i ka pasur votat e mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës, ekzekutivi vazhdon të mos marrë hapa në sqarimin e kësaj çështjeje.

Këto dyshime janë ngritur fillimisht nga vetë disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, e pastaj edhe nga të opozitës, të cilët thonë se në ditën kur u votua për projektligjin në fjalë, nuk ka pasur kuorum.

Deputetët e opozitës e kanë akuzuar rëndë pushtetin, duke thënë se projektligji për tekste shkollore është kontrabanduar.

Sipas tyre, në votim nuk kanë marrë pjesë mbi 60 deputetë, por saktësisht 60 e që nënkupton se nuk ka pasur kuorum për votimin e projektligjit.

Disa deputetë kanë bërë kërkesë te sekretariati i Kuvendit për të parë se a kanë qenë votat e mjaftueshme për kalimin e projektligjit, por për një gjë të tillë ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco