Komisioni për Arsim sot shqyrton Projektligjin e kontestuar për tekste shkollore

Komisioni për Arsim sot shqyrton Projektligjin e kontestuar për tekste shkollore

08:46, 12/04/2024

Sot duke filluar nga ora 10:00 mblidhet Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, për të diskutuar për Projektligjin për tekste shkollore.

Edhe pse tashmë ekzistojnë dyshime të bazuara mirë se ky projektligj nuk i ka pasur votat e mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës, ekzekutivi vazhdon të mos marrë hapa në sqarimin e kësaj çështjeje.

Këto dyshime janë ngritur fillimisht nga vetë disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, e pastaj edhe nga të opozitës, të cilët thonë se në ditën kur u votua për Projektligjin në fjalë, nuk ka pasur kuorum.

Deputetët e opozitës e kanë akuzuar rëndë pushtetin duke thënë se Projektligji për tekste shkollore është kontrabanduar.

Lexo edhe: “I vjedhur e i kontrabanduar”, opozita kundërshton mbledhjen e Grupit Punues për Projektligjin e teksteve shkollore

Sipas tyre në votim nuk kanë marrë pjesë mbi 60 deputetë por saktësisht 60 e që nënkupton se nuk ka pasur kuorum për votimin e projektligjit.

Disa deputetë kanë bërë kërkesë te sekretariati i Kuvendit për të parë se a kanë qenë votat e mjaftueshme për kalimin e projektligjit, por një gjë e tillë ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco