Kurti - Sarrazin: Marrëveshjet e Procesit të Berlinit të zbatohen plotësisht

Kurti - Sarrazin: Marrëveshjet e Procesit të Berlinit të zbatohen plotësisht

08:19, 12/04/2024

Prishtinë - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, të shoqëruar nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.

Sipas njoftimit nga Qeveria, përgatitjet për samitin e këtij viti në Procesin e Berlinit që shënon 10 vjetorin e tij, bashkëpunimi rajonal dhe çështjet rajonale e evropiane ishin tema të bisedës, njofton RTK.

“Kryeministri e falënderoi z. Sarrazin për angazhimin dhe rolin e Gjermanisë në thellimin e bashkëpunimit rajonal mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor si palë të barabarta”, thuhet në njoftim.

Duke folur për pritjet nga samiti i radhës, kryeministri theksoi rëndësinë që marrëveshjet e arritura në Procesin e Berlinit të zbatohen plotësisht duke përfshirë marrëveshjen për lëvizjen e lirë me ID kartë mes Kosovës dhe Bosnjë dhe Hercegovinës.

Në takim u bisedua edhe për zhvillimet aktuale në vend dhe rajon si dhe rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Republikës së Kosovës dhe Gjermanisë në adresimin e përbashkët të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco