KPK-ja rekomandon dërgimin e përkohshëm të tre prokurorëve në Mitrovicë

KPK-ja rekomandon dërgimin e përkohshëm të tre prokurorëve në Mitrovicë

22:50, 11/04/2024

Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK) ka rekomanduar dërgimin e tre prokurorëve në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, pas dorëheqjes së prokurorëve të komunitetit serb.

Rekomandimi u dha në takimin e sotëm të KPK-së, të udhëhequr nga kryesuesi Ardian Hajdaraj.

Aty u tha se dorëheqjet e prokurorëve serbë kanë sjellë vështirësi në trajtimin e lëndëve në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës dhe u thkesua se është paraqitur nevoja e plotësimit me prokurorë shtesë.

“Me këtë rast është aprovuar rekomandimi i Kryesuesit të KPK-së për gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme me anë të transferimit të tre (3) prokurorëve për një periudhë tremujore, çështje kjo, e cila se do të trajtohet në kolegjiumin e radhës së kryeprokurorëve prokurorive të vendit, pastaj do të informohet KPK-ja për të marrë vendim lidhur me këtë çështje”, u tha në këtë takim.

Kujtojmë se vitin e kaluar gjyqtarët dhe prokurorët serbë në Mitrovicë kishin dhënë dorëheqje pas situatës politike të krijuar, ku përveç tyre ishin larguar edhe policët dhe pjesa tjetër e stafit nëpër komuna, përfshirë edhe deputetët e Listës Serbe.

Lista Serbe kishte bërë të ditur më 5 nëntor se zyrtarët serbë në Kuvend, Qeveri, pushteti lokal, Polici, Gjykatë dhe institucione të tjera në veri të Kosovës do të largohen, derisa Qeveria në Prishtinë të tërhiqet nga plani i saj për targat.

Paralajmërimet e kësaj partie për largim nga institucionet u bënë pasi autoritetet në Kosovë suspenduan nga puna drejtorin e Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili deklaroi se nuk do të zbatonte vendimin e Qeverisë për targat.

Më 1 nëntor, Qeveria e Kosovës kishte nisur zbatimin e planit të saj prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato RKS – Republika e Kosovës.

Faza e parë përfshinte qortimin e shoferëve, e dyta parasheh gjobë deri në 150 euro për ata shoferë, dhe e treta targa provuese.

Zbatimi i këtij plani pritej të përfundonte më 21 prill dhe, nga ajo datë, në qarkullim do të lejohen vetëm makina me targa RKS.

Ndonëse.  kjo situatë nuk erdhi pasi në Bruksel u arrit marrëveshja për targat. Megjithatë, serbët ende vazhdojnë të mbesin jashtë institucioneve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco