Osmani: NATO dhe KFOR-i kanë besueshmëri të lartë nga qytetarët e Kosovës

Osmani: NATO dhe KFOR-i kanë besueshmëri të lartë nga qytetarët e Kosovës

19:03, 11/04/2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim drejtorin në largim të ekipit këshillues dhe ndërlidhës të NATO-s (NALT), gjeneral brigade Ralf Peter Hammerstein, si dhe drejtorin e ardhshëm të NALT-it, gjeneral brigade Christian Nawrat, të shoqëruar nga shefja e sektorit të operacioneve aktuale nga selia e NATO-s, Ariella Viehe.

Në këtë takim, Osmani ka thënë se NATO dhe KFOR-i kanë besueshmëri të lartë nga qytetarët e vendit.

Gjatë takimit, ajo e ka falënderuar dhe ka shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin dhe shërbimin njëvjeçar të gjeneral Hammerstein.

“Gjithashtu, drejtorit në ardhje, gjeneralit Nawrat, i dëshiroi suksese duke besuar se në mandatin e tij sipas traditës së deritashme, niveli i bashkëpunimit të ndërsjellë do të vazhdojë në kuadër të mandateve respektive”, thuhet në njoftim.

Osmani e ka ritheksuar përkushtimin për maksimizimin e mundësive të bashkëpunimit Kosovë – NATO, për zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të FSK-së me standardet më të larta të NATO-s, të gatshme dhe të ndërveprueshme me forcat aleate dhe partnere të NATO-s në misione të përbashkëta, krahas synimit tonë strategjik shtetëror drejtë anëtarësimit të plotë në NATO.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco