Krasniqi: Lista Serbe e ka humbur ndikimin në veri

Krasniqi: Lista Serbe e ka humbur ndikimin në veri

08:23, 05/04/2024

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, e quajti “qyqar” reagimin e Listës Serbe dhe të Beogradit zyrtar që pretenduan se vizita e tij dhe e Kurtit në komunat veriore kishte si qëllim të nxiste tensione.

Duke folur përA2 CNN, ai tha se Lista Serbe është duke humbur edhe mbështetjen e qytetarëve serbë në veri.

“Reagimi i Listës Serbe është reagim qyqar, ashtu sikurse edhe ata janë bërë si subjekt politik në mesin e së cilës gjenden edhe terroristë sikur Milan Radoiçiq dhe nuk janë shumë serioze, as të rëndësishme që të diskutohen për shkak se çdo ditë e më shumë po e humbin edhe fuqinë politike, edhe ndikimin përmes shantazheve te qytetarët serbë në veri të vendit.”

Krasniqi tha se proceset demokratike që kanë nisur në veri nuk mund të ndalen nga askush dhe për këtë shërbeu sulmi në Banjskë.

“Besoj që Banjska ka qenë një kthesë për shumë procese në zhvillimin edhe të demokracisë, edhe të shtrirjes së sovranitetit në secilin sektorë në veri të vendit.”

Krasniqi ishte bashkë me kryeministrin Kurti dhe ministrin Sveçla në një vizitë në komunat veriore të cilin e quajti si “ditë e zakonshme pune” për ta.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco