Haradinaj mbledh strukturat e partisë dhe partnerët e koalicionit: Motivi i bashkimit tonë është dashuria për vendin

Haradinaj mbledh strukturat e partisë dhe partnerët e koalicionit: Motivi i bashkimit tonë është dashuria për vendin

22:06, 04/04/2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se koalicioni parazgjedhor i drejtuar nga ai, ka përmbajtje dhe i përbër me njerëz që e duan Kosovën dhe që e orientojnë në kursin e duhur euroatlantik. 

Kështu ka thënë Haradinaj në iftarin e shtruar sonte me struktura të AAK nga të gjitha nivelet e organizimit. 

“Sonte sofrën e iftarit e patëm në Prishtinë, me kolegë të strukturave të kryeqytetit, asambleistë dhe drejtorë komunal si dhe partnerët nga NISMA, Klubi Konservator dhe Forumi Intelektual E-30.  Bashkimi ynë ka përmbajtje, me njerëz që e duan Kosovën dhe dijnë ta orientojnë në kursin e duhur euroatlantik”, ka thënë Haradinaj. 

Haradinaj ka shtuar se me partnerët i bashkon dashuria për vendin.

“Vlerat e përbashkëta dhe dashuria për vendin na kanë bashkuar për të ndërtuar alternativen tonë më të mirë politike për qytetarët e vendit tonë”, është shprehur Haradinaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco