Beqa i PDK-së: Shpejt do ballafaqohemi me dorëheqjen e Kurtit

Beqa i PDK-së: Shpejt do ballafaqohemi me dorëheqjen e Kurtit

19:14, 04/04/2024

Deputeti i PDK’së, Hajdar Beqa, ka folur për seancën e sotme që u mbajt ku u themelua komisioni hetimor për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore.

Ai tha se kishte mllef te ministrja Nagavci.

“Kishte mllef te ministres duke u mundu me bë krahasime si ka qenë furnizimi me libra viteve të kaluara. Nuk e disha a jemi në skenë koncerti apo festival si u prezantojshin ato. Mjetet kanë shku tek prindërit por ligji nuk e lejon kështu. Për shembull ka pasë raste ku një prind që ka 3-4-5 fëmijë s’ka mujt me i ble as gjysmën e librave sepse janë shtrenjtu çmimet”, tha ai.

Beqa në emisionin “Frontal” tha se Qeveria Kurti qe 4 vjet po i mbulon dështimet me veriun.

“Këta krejt dështimet qeto 4 vjet i mbulojnë me veriun. As atje ska pas sukses. Na skemi siguri. Aksione në veri kane ndodh edhe në të kalumen. E kemi ngreh zhag Gjuriqin midis Prishtine. E tash na kanë vra policin Afrim Bunjaku, kthehen terroristet edhe s’i arrestojnë.”

Beqa tha se shpejtë do të vjen dorëheqja e Kurtit.

“Shpejt do ballafaqohemi me dorëheqjen e Kurtit. Ai tha qe është gati me votu mocionin e votëbesimit. Por unë mendoj qe po mashtron edhe këtu. Është çështje ditëve kur të shohim që ka mashtru edhe se ka pernime. Ka ardhë ne pushtet me kauza të rrejshme edhe kjo s’është ndonjë risi.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco