Nesër fillon regjistrimi i Popullsisë, ASK-ja jep detaje rreth procesit

Nesër fillon regjistrimi i Popullsisë, ASK-ja jep detaje rreth procesit

18:21, 04/04/2024

Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024) do të fillojë nesër (nga 05 Prill deri më 17 Maj 2024), ka bërë të ditur Agjencia e Statistikave të Kosovës.

“Informacioni i mbledhur gjatë Regjistrimit të Popullsisë do të shërbejë si bazë për vendimmarrje kritike, që prek çdo aspekt të jetës sonë, nga kujdesi shëndetësor, arsimi, zhvillimi i infrastrukturës e deri te ndarja e burimeve dhe planifikimi i politikave. Është mundësia jonë kolektive për të siguruar që çdo komunitet të marrë vëmendjen dhe burimet që meriton”, ka bërë të ditur ASK-ja.


Sipas tyre, pjesëmarrja në Regjistrimin e Popullsisë nuk është vetëm një detyrë qytetare, si akt i fuqishëm përfaqësimi, por është edhe obligim ligjor.

“Dua t’ju siguroj të gjithëve se procesi i Regjistrimit të Popullsisë është projektuar me respektin maksimal për privatësinë dhe konfidencialitetin tuaj. Informacioni i mbledhur përdoret ekskluzivisht për qëllime
statistikore, duke ndihmuar në ndërtimin e një shoqërie më të fortë dhe më gjithëpërfshirëse.

Është një mundësi për t’u dëgjuar, për të kërkuar hapësirën tuaj dhe për të kontribuar në të ardhmen tonë kolektive. Le ta përqafojmë këtë mundësi
Shprehim mirënjohjen për angazhimin e palodhshëm të të gjithë stafit (mbi 5 000 persona) dhe të të gjithë qytetarëve për një bashkëpunim në një moment kyç, ku çdo zë e çdo person ka rëndësi. Përfshirja juaj në Regjistrimin e Popullsisë është një hap drejt sigurimit të një të ardhmeje më të ndritshme dhe më të barabartë për të gjithë”, thuhet mes tjerash në njotimin e ASK-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco