Bislimi: Pala serbe ende nuk ishte e gatshme t’i jepte prioritet interesave të qytetarëve

Bislimi: Pala serbe ende nuk ishte e gatshme t’i jepte prioritet interesave të qytetarëve

17:35, 04/04/2024

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mori pjesë në takimin e radhës në kuadër të procesit të dialogut.

Bislimi ka dalë me një njoftim për takimin e sotëm mes emisari Miroslav Lajçak  dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq.

Ai përmes një postimi në platformën ‘X’, tha se pala serbe ende nuk ishte e gatshme t’i jepte prioritet interesave të qytetarëve.

“Sot mbajtëm një takim të tretë. duke synuar arritjen e një agrmt. të mundësojë transferimin e mbështetjes financiare të Serbisë duke respektuar plotësisht rregulloren e BQK-së. Pala serbe ende nuk ishte e gatshme t’i jepte prioritet interesave të qytetarëve. Ne e shohim propozimin e EUSR-së si konstruktiv dhe një bazë të mirë fëd”, ka shkruar Bislimi./Indeksonline

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco