Kuvendi i Kosovës përkujton me seancë solemne Betejën e Koshares

Kuvendi i Kosovës përkujton me seancë solemne Betejën e Koshares

14:11, 04/04/2024

Sot shënohet 25-vjetori i betejës së Koshares. Kuvendi i Kosovës po mban seancë solemne, në të cilën u kujtuan 114 dëshmorët e rënë në këtë betejë.

Presidentja Vjosa Osmani tha se beteja e Koshares është një ndër betejat më të suksesshme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër forcave të regjimit gjenocidal të Serbisë.

Ajo theksoi se guximi, sakrifica dhe vendosmëria përmblidhen në betejën e Koshares, sikurse edhe në shumë kapituj të tjerë të historisë së luftës sonë.

Ndër të tjera, presidentja Osmani tha se pjesëmarrja në luftën tonë për liri nuk pati kufi gjeografik për shqiptarët. Ajo shtoi se varganit të luftërave të lirisë iu bashkua edhe mërgata jonë dhe shumë luftëtarë nga Shqipëria dhe viset e tjera shqiptare.

Betejës së Koshares, Osmani e konsideroi se operacioni më të madh ushtarak të UÇK-së, e cila u riorganizua nga shumë veprimtarë të hershëm të rezistencës kombëtare, pas asaj që njihet si e Loxhës.

Ndërsa kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij theksoi se në mes të këtij viti do të përmbushet një çerekshekull prej kur Kosova dhe populli i saj u çliruan nga Serbia pushtuese dhe regjimi kriminal e terrorist i Beogradit.

Kurti tha se liria e brendshme e popullit është parakushti më total i çlirimit nga okupatorët e jashtëm dhe mundësia më reale e shtetformimit integral.

Ai tha se gjatë betejës së Koshares, në radhët e Ushtrisë së Serbisë luftonin edhe mercenarë rusë, ndërsa në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës luftonin edhe luftëtarë nga Evropa dhe jo vetëm.

 Ai shprehu mirënjohje dhe lavdi për të gjithë dëshmorët dhe të plagosurit në betejat për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Në betejën e Koshares, ranë 114 dëshmorë të Kombit, prej të cilëve ka të dekoruar me Urdhrin Hero i Kosovës.

Në këtë betejë morën pjesë edhe vullnetarë ndërkombëtarë, shtetas të huaj nga: Italia, Franca etj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco