ShSKUK: Për herë të dytë u krye ndërprerja e gjakderdhjes masive nga stomaku me metodat e reja

ShSKUK: Për herë të dytë u krye ndërprerja e gjakderdhjes masive nga stomaku me metodat e reja

13:08, 04/04/2024

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka bërë të ditur se në Klinikën e Gastroenterologjisë, Njësia Endoskopisë, për herë të dytë është kryer ndërprerja e gjakderdhjes masive nga stomaku me metodat më të reja endoskopike.

Përmes një postimi në Facebook, ShSKUK ka bërë të ditur se kjo procedurë është kryer tek një 73-vjeçare.

“Në Klinikën e Gastroenterologjisë, Njësia Endoskopisë, për herë të dytë është kryer ndërprerja e gjakderdhjes masive nga stomaku me metodat më të reja endoskopike, siç është Ovesco Klip. Gjendja e pacientes është stabile dhe procedura është kryer pa komplikime. Ovesco Clip’ është një pjesë akcesore endoskopike inovative që siguron një kapje dhe komprimim të fortë të indeve pa shkaktuar ishemi ose çarje,i cili  përdoret gjerësisht për mbylljen e defekteve jatrogjene gastrointestinale, perforimeve dhe gjakderdhjeve gastrointestinale”, thuhet në njoftimin e tyre./teve1.info/.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco