LDK: Propagandën e qeverisë Kurti e kundërshtojmë me fakte, investimet kapitale këto tri vite në nivelin më të ulët historik

LDK: Propagandën e qeverisë Kurti e kundërshtojmë me fakte, investimet kapitale këto tri vite në nivelin më të ulët historik

12:47, 04/04/2024

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se “investimet kapitale të Kosovës në vitin 2023 nuk kanë qenë më të lartat, siç po propagandon Qeveria me deklaratat e pavërteta”.

Sipas kësaj partie, investimet kapitale në tri vitet e fundit janë në nivelin më të ulët historik.

LDK ka krahasur vitin 2023 me 2017, ku siç thonë, investimet qëndrore në 2023 ishin 348 milionë euro, njësoj sikur në vitin 2017 kur buxheti ishte 1.8 miliardë euro, e jo sikur në vitin e kaluar që ishte 2.8 miliardë.

“Propagandën e tyre e kundërshtojmë me fakte e të dhëna zyrtare që hedhin poshtë këto manipulime”, thuhet mes tjerash në reagimin e LDK-së.

Reagimi:

“FAKTET PARA PROPAGANDËS”

Investimet kapitale të Kosovës në vitin 2023, nuk kanë qenë më të lartat në historinë e Kosovës, siç po propagandon Qeveria me deklarata të pavërteta.

Investimet kapitale përgjatë tre viteve të kaluara janë në nivelin më ulët historik. Sepse në mesatare, gjatë tre viteve, të dhënat tregojnë se vetëm 11% e buxhetit të shtetit janë investime qendore. Gjatë pandemisë, në mbyllje totale e krizë botërore, investimet ishin 10%, ngjashëm sikurse në këto tre vite të kësaj Qeverie, përqindja është e njëjtë!

Për krahasim, në vitin 2023 investimet qendrore ishin 348 milionë euro, njëjtë siç ishin në vitin 2017 kur buxheti ishte 1.8 miliardë euro, e jo me 2.8 miliardë sa ishte në vitin 2023.

Merita nuk mund të marr një Qeveri që llogaritë investimet e komunave, si të vetat.

Propagandën e tyre e kundërshtojmë me fakte e të dhëna zyrtare që hedhin poshtë këto manipulime.

LDK do të vazhdojë t’i publikojë këto fakte në një cikël të postimeve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco