Emisari britanik në Prishtinë në takime me Osmanin e Kurtin

Emisari britanik në Prishtinë në takime me Osmanin e Kurtin

12:15, 04/04/2024

Ambasada britanike në Kosovë, ka njoftuar se i dërguar i kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, është takuar në Kosovë me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Me ç’rast, ambasada ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për sigurinë rajonale, integrimin ndërkombëtar të Kosovës dhe çështjet bilaterale.

“Sot po mirëpresim të dërguarin e Ballkanit Perëndimor të Kryeministrit në Kosovë. Ai filloi me takimet me Presidenten Vjosa Osmani dhe Kryeministrin Albin Kurti që mbulojnë sigurinë rajonale, integrimin ndërkombëtar të Kosovës dhe çështjet bilaterale”, thuhet në postimin e ambasadës britanike./teve1.info/.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco