Eurodeputeti holandez: Rrezik i madh për konflikt në Bosnjë dhe Hercegovinë

Eurodeputeti holandez: Rrezik i madh për konflikt në Bosnjë dhe Hercegovinë

10:23, 04/04/2024

Eurodeputeti holandez, Tajs Reuten, ka deklaruar se Milorad Dodik mund të nxisë probleme serioze në Bosnjë-Hercegovinë me gjuhën nacionaliste që po përdor.

“Milorad Dodik ka një kohë që po dërgon mesazhe të tilla nacionaliste. Çdo javë po dëgjojmë deklarata nxitëse nga Banja Lluka gjë që po dëmton edhe interesin e qytetarëve atje tashmë edhe kur kanë filluar negociatat për anëtarësimin e Bosnjës në Bashkimin Evropian” , thotë eurodeputeti.

Por sipas holandezit, Milorad Dodik, po i bënë këto deklarata edhe nga frika.

“Të gjithë autokratët përfshirë këtu edhe Milorad Dodikun i frikësohen reformave që po ndermirën për tu afruar me Bashkimin Evropian. Reforma në të gjitha fushat, përfshirë atë me të rëndësishmen në sistemin e drejtësisë. Me reforma ta tilla ai dhe autokratët e tjerë mund të përfundojnë në burgje. Prandaj ai po bën çmos që ta forcoj sa më shumë pozitën e tij, por nga kjo qasje po pësojnë qytetarët e vendit”, thotë Reuten.

Në raportin vjetor të inteligjencës amerikane, thuhet se lideri i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, po ndërmerr hapa provokues për ta neutralizuar mbikëqyrjen ndërkombëtare në Bosnjë dhe për ta siguruar ndarjen “de facto” për Republikën e tij Sërpska.

Aleksandar Vuçic dhe Milorad Dodik kane paralajmëruar se do të marrin disa vendime të mëdha për popullin serb te cilat do t’i shpalosin me 5 dhe 6 maj kur do të mbahet Kuvendi i madh i Pashkëve të Serbisë dhe Republikës Serbe.

Lideri i serbëve ne Bosnje gjatë viteve të fundit ka kërcënuar se do ta shkëpus entitetin serb nga Bosnjë Hercegovina.

E për shkak të këtyre veprimeve destabilizuese, Milorad Dodik është në listën e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë së Madhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco