Hapet kufiri me Greqinë, krijohen radhë kilometrike me kamionë/ VIDEO

09:42, 04/04/2024

Pala greke ka përfunduar grevën e saj dy ditore dhe që prej orës 05:30 ka nisur puna në Pikën Kufitare të Kapshticës.

Megjithatë duket se në orët në vijim do të ketë një fluks të shtuar të lëvizjeve. Siç duket nga këto pamje, në anën shqiptare është një radhë kilometrike me kamionë.

Radha ka arritur deri në 3 kilometra, ndërsa një nga drejtuesit shprehet se pret aty që prej orës 03:00 të mëngjesit. Këto vonesa shkaktohen nga fluksi i lartë, por edhe kryerja e procedurës së skanimit për çdo mjet transporti.

Ndërsa sa i përket lëvizjeve të mjeteve të vogla drejt Greqisë, ajo është normale dhe nuk ka fluks.

Njësoj ka filluar puna edhe në Doganën e Kakavijës. Prej orës 7:00 të mëngjesit atje shihet një rritje e fluksit të lëvizjes kryesisht e kamionëve të transportit të mallrave në të dyja anët e kufirit.

Prej datës 2 prill, si shkak i grevës në palën greke në doganën e Kakavijës ishte bllokuar lëvizja e autoveturave, autobusëve dhe kamionëve të mallrave ndërsa kanë lëvizur një numër i pakët këmbësorësh pa bagazhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco