Takimi në Bruksel mes kryenegociatorëve nis në orën 11:00

Takimi në Bruksel mes kryenegociatorëve nis në orën 11:00

09:34, 04/04/2024

Gjatë ditës së sotme do të mbahet takimi i radhës në Bruksel në nivel kryenegociatorësh. Takimi nis në orën 11:00, me synimin për zgjidhjen e çështjes së dinarit në Kosovë.

Në Bruksel, më 25 mars, pati përfunduar pa marrëveshje takimi i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarit serb, përdorimi i të cilit si mjet pagese me para në dorë, është i ndaluar në Kosovë që nga muaji i kaluar.

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha atë ditë se mendon që ka nevojë edhe për një takim shtesë për çështjen e dinarit serb, pas takimeve që zhvilloi me kryenegociatorin e Serbisë, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Mendimi im është se këto propozime ende janë shumë larg njëra-tjetrës. Ne tentuam të afroheshim, por si duket ka nevojë për një takim shtesë, ndoshta Lajçak do të ofrojë që ai të mbahet javën e ardhshme”, tha Bislimi.

Takimi i sotëm do të jetë i dyti në javët e fundit mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, ndërsa i treti në përgjithësi për këtë çështje në Bruksel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco