Kurti bën iftar me familjet e heronjve Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku

Kurti bën iftar me familjet e heronjve Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku

08:08, 04/04/2024

Kryeministri Albin Kurti, ka shtruar iftar për familjet e heronjve të Kosovës, Enver Zymeri dhe Afrim Bunjaku.

Ai tha se në këtë mbrëmje të iftarit u përkujtuan policët shembullorë që dhanë jetën e tyre për Republikën.

“Me zonjën Dritë Zymeri, djalin Sokolin dhe vajzat Luljetën e Rinesën, me zonjën Fexhrije Bunjaku dhe Lumnije Bunjaku dhe me djemtë Jetlumin e Fatlumin”.

“Enveri do të festonte sonte ditëlindjen e 45-të. Atë dhe Afrimin i bën të përjetshëm vepra e tyre”.

“Mes mallit dhe krenarisë për ta, i kujtojmë e i nderojmë për çfarë dhanë për vendin dhe për atë që lanë pas”.

Kurti theksoi se “jeta e tyre është frymëzim që të vazhdojmë të jetojmë e punojmë sipas parimeve të trashëgimisë së tyre – guxim, përkushtim dhe dashuri për atdheun”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco