Gashi thotë se Ahmeti ka tentuar ta rikthejë Gruevskin në Maqedoninë e Veriut

Gashi thotë se Ahmeti ka tentuar ta rikthejë Gruevskin në Maqedoninë e Veriut

22:54, 03/04/2024

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, në vitin 2023 ka tentuar ta kthejë në Maqedoninë e Veriut, ish-kryeministrin, Nikolla Gruevski, i cili është arratisur në Hungari në vitin 2018, pas ndjekjes nga organet gjyqësore maqedonase për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Kjo u tha nga Kryetar i Partisë Politike – Alternativa në Maqedoni, Afrim Gashi, i cili deklaroi se përveç kësaj, kanë bërë edhe ndryshime në kodin penal, që t’i ulin të gjitha vitet për vjetërsim të lëndëve të Gruevskit, me qëllim që ai të rikthehet në Maqedoninë e Veriut.

“Unë nuk e kam të qartë se si Ahmeti ka tentuar kohët e fundit ta sjellë Nikolla Gruevskin në Maqedoni. Vitin e kaluar kanë bërë shumë veprime politike, një prej të cilave janë edhe ndryshimet në kodin penal. Krejt veprat që i ka Gruevski i kanë ulur vitet për vjetërsim të lëndëve, me qëllim që ai të kthehet. Një figurë antishqiptare, prandaj them që edhe në kampin maqedonas ka ndodhur një ndryshim i çuditshëm. Gruevski tani e përkahë BDI-në dhe LSDM-në. Ahmeti e ka shfrytëzuar këtë me diplomatët, duke thënë se nëse vijë Gruevski, do ta përçajnë VMRO-në dhe se disa deputetë do t’i dërgojnë të votojnë për ndryshimet kushtetuese”, deklaroi Gashi në emisionin “Këndi i Debatit”.

Po ashtu, Gashi bëri të ditur se ka pasur edhe bisedime në nivelin diplomatik, për ta rikthyer Gruevskin në Maqedoninë e Veriut.

Kujtojmë se Gruevski është dënuar me 14 vjet burgim për gjashtë vepra penale, ndërsa disa procese të tjera janë duke u zhvilluar ende.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco