Krasniqi: Në veri nuk do të ketë më mundësi të lehta që grupet kriminale të vendosin barikada

Krasniqi: Në veri nuk do të ketë më mundësi të lehta që grupet kriminale të vendosin barikada

22:35, 03/04/2024

Ministri i Administrimit të Pushtetit lokal, Elbert Krasniqi, i ftuar në Debat Plus, pas vizitës së sotme në veri ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti lëviz lirshëm.

E sipas tij, që pas datës 5 nëntor siguria në veri është më e madhe.

Shtyerjen e zgjedhjeve të veriut Krasniqi e cilëson pozitive pasi i’u dha mundësia dialogut dhe pastaj marrëveshjes së Brukselit.

“Me 14 nëntor presidentja Vjosa Osmani, i shpall zgjedhjet e reja më 10 dhjetor shtyhen zgjedhjet, me kërkesën e partnerëve ndërkombëtarë dhe një shtyerje e zgjedhjeve ndodhi, mirë që ndodhi sepse i dha mundësi dialogut, pas këtij procesi kemi pasur marrëveshjen bazë të Brukselit dhe Aneksi i Implementimit të tij i Ohrit,”tha Krasniqi.

Veriu tashmë sipas Krasniqit, kontrollohet dhe ka informacione të shumta e poashtu edhe është në vazhdimësi të krijimit të rrugëve të reja.

“Më 10 dhjetor u vendosën barikadat më urdhër të Beogradit në veri që i kontrollonte Goran Rakiqi, më 28 dhjetor presidenti i Serbisë urdhëron heqjen e barikadave, kur e pa se ska më ku të shkojë, dhe kemi pas situata edhe më të ndërlkiuara me vendosjen e kryetarëve në zyre, dhe sulmin e grupeve kriminale ndaj KFOR-it, Policisë së Kosovës mirëpo barikada në veri më nuk kemi pasur.”

Megjithëse Krasniqi u shpreh se nuk mund të ketë më vendosje të barrikadave në veri ai prapë nuk e përjashtoi mundësinë që dikush mund të tentojë t’i vendos ato.

“Unë mendoj që nuk do të ketë më mundësi të lehta që të organizohen më grupet kriminale sikur më herët të vendosin barikada,” tha ai

Por ai u shpreh i sigurt në përgjigjen pozitive dhe efektive nga forcat e Policisë së Kosovës dhe forcat tjera.

“Përtej marrëveshjes së Brukselit dhe aneks marrëveshjes së Ohrit Lista serbe nuk regjistrohet në zgjedhjet e parapara dhe kjo krijoi një situatë që u shtye nga KQZ-ja edhe njëherë afati për regjistrimin në pjesëmaarrrje të zgjedhjeve të partive të politike dhe prap nuk morën pjersë dhe ne organizuam zgjedhjet që janë të bnazume në kushtetutën e Kosovës mirëpo që nga fillimi kemi pranu që legjitemiteti I tyre ëshëtë ai që është për shkak të numrit të vogël të pjesëmarjes,” shtoi Krasniqi.

“Kemi realitetin e ri 4 kryetar të komunave dhe me 26 dhe 25 maj këta kryetarë dhanë betimin dhe i vendosem në zyret e komunës.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco