Gashi: Figura e Kurtit është e pranuar në Maqedoninë e Veriut

Gashi: Figura e Kurtit është e pranuar në Maqedoninë e Veriut

22:12, 03/04/2024

Kryetar i Partisë Politike – Alternativa në Maqedoni të Veriut, Afrim Gashi, deklaroi se figura e kryeministrit, Albin Kurti, është e popullarizuar dhe e pranuar në Maqedoninë e Veriut.

I ftuar në emisionin “Këndi i Debatit”, Gashi potencoi se Kurti është sinonim i një ndryshimi 20-vjeçar, duke thënë se ai i ka dhënë vlerë bashkimit të tyre atje.

“Figura e Kurtit në Maqedoninë e Veriut është shumë e popullarizuar dhe e pranuar. Ai është sinonim i një ndryshimi 20-vjeçar, me të njëjtin efekt e ka luajtur rolin edhe tek ne, na ka ndihmuar dhe i ka dhënë një vlerë të shtuar bashkimit tonë”, theksoi Gashi në Tëvë1.

Njëherit, Gashi përmendi edhe themelimin e koalicionit “Vlen”, së bashku me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, teksa u shpreh optimist se ky vullnet i tyre për bashkim do të vlerësohet nga shqiptarët.

“Kështu ndodhi që njëherë filluam bashkëpunimin edhe me Besën, pastaj Mexhiti doli nga BDI-ja, formoi Lëvizjen Demokratike, e krijuam koalicionin më 28 nëntor E kemi nënshkruar. Pastaj më 17 shkurt, bashkë me Taravarin zyrtarizuam koalicionin “Vlen”, pastaj e kemi shpallur edhe kandidaturën dhe sot jemi në fushatë, ku zyrtarisht i kemi dorëzuar listat për deputetë. Shpresojmë që gjithë ky vullnet për bashkim do të perceptohet e vlerësohet nga shqiptarët”, shtoi kryetari.

Tre kandidatë të kësaj partie, do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamnetare në Maqedoninë e Veriut. Kurti i cili është kryetar i LVV-së është kritikaur për pjesëmarrje në zgjedhje në këtë shtet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco