KOSTT paralajmëron se konsumatorët mund të mbesin pa rrymë deri nesër, pas zjarrit në nënstacionin ‘Prishtina 3’

KOSTT paralajmëron se konsumatorët mund të mbesin pa rrymë deri nesër, pas zjarrit në nënstacionin ‘Prishtina 3’

21:59, 03/04/2024

Si pasojë e zjarrit që ka kapluar Nënstacionin elektrik “Prishtina 3”, qytetarët që furnizohen nga kjo pikë kanë mbetur pa energji elektrike deri në sanimin e situatës e cila mund të zgjasë deri nesër.

Kështu thuhet në njoftimin e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës (KOSTT).Sipas njoftimit (03.04.2024) ekipet e KOSTT dhe KEDS janë duke punuar pa ndërprerë në sanimin e avarisë në mënyrë që të rikthehet furnizimi me energji elektrike sa më shpejtë që është e mundur.

KOSTT ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve deri në stabilizim të situatës.

Gati 10 mijë konsumatorë janë duke u përballur me mungesë të energjisë elektrike, pas zjarrit në Nënstacionin Prishtina 3 të KOSTT, sot gjatë ditës.

Zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi, tha më herët për Reporteri.net se ekipet janë ende duke punuar për të kthyer rrymën aty ku nuk ka, porse nuk dihet kur rikthehet.

“I është kthyer qasja rreth 11 mijë konsumatorëve, ndërsa rreth 10 mijë konsumatorë të tjerë janë ende pa energji. Ekipet po punojnë që ata të kenë qasje në energji elektrike sa më shpejt, por ende nuk e dimë se kur do të jetë e mundshme”, ka thënë ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco