“Plan veprimi ndaj presionit që po i bëhet për Kosovën”, Vuçiq nesër mban mbledhje të jashtëzakonshme

“Plan veprimi ndaj presionit që po i bëhet për Kosovën”, Vuçiq nesër mban mbledhje të jashtëzakonshme

21:37, 03/04/2024

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nesër do të jetë pjesë e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Qeverisë së Serbisë, planifikuar të nis në ora 10.00.

Sipas Novostit, në këtë mbledhje në formatin më të gjerë të saj, ”do të shqyrtohet plani i veprimit, përkatësisht reagimi i shtetit ndaj situatës jashtëzakonisht të pafavorshme politike, e cila kulmoi me presionin e fundit ndaj Beogradit për Kosovën”.

Përveç Vuçiqit, në këtë mbledhje, do të marrin pjesë edhe kryetarja e Kuvendit Popullor Ana Brnabiq dhe ministra, njerëz kyç të sektorit të sigurisë, ushtrisë dhe policisë, si dhe drejtorë të kompanive publike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco