Ish-zv.ministri: Vizita e Kurtit në veri, për të përçuar normalitet

Ish-zv.ministri: Vizita e Kurtit në veri, për të përçuar normalitet

21:00, 03/04/2024

Ish-zv.ministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha ka folur lidhur me vizitën e kryeministrit, Albin Kurti në komunat veriore të Kosovës.

Hoxha ka vlerësuar se vizita e paparalajmëruar e Kurtit, është bërë për të përçuar një normalitet te të gjithë qytetarët, pavarësisht nga etnitë atje.

Ndërkaq, sipas Hoxhës kjo vizitë u bë, pasi mekanizmat e sigurisë kanë vlerësuar se situata në pjesën veriore është e mirë.

“Nuk është hera e parë që një kryeministër i vendit tonë shkoi në atë pjesë të vendit, natyrisht me një specifikë të veçantë. Është taktikë e institucioneve të sigurisë, pra kryeministrit tashmë agjenda e tij i përcaktohet nga mekanizmat e sigurisë sidomos në pjesën veriore të vendit. Po besoj që është vlerësuar, pas disa incidenteve dhe pas menaxhimit relativisht mirë të situatës nga mekanizmat e sigurisë është menduar që mund të jetë një ofertë shpresë atij rajoni, me një vizitë për të përçuar një normalitet te të gjithë qytetarët pavarësisht etnive”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në TËVË 1.

Ndërkohë, për këtë vizitë ka shkruar edhe vetë i pari i vendit, Albin Kurti duke theksuar se së bashku duhet punuar për një të ardhme më të mirë.

“Sot vizitova të 4 komunat veriore me shumicë serbe, përfshirë vendi ku u vra polici ynë Afrim Bunjaku nga forcat paramilitare serbe shtatorin e kaluar. E ardhmja e vendit tonë është e drejtë dhe përgjegjësi e të gjithëve dhe së bashku do të punojmë për një të nesërme të ndritshme”, ka shkruar ai në platformën X

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco