Analisti Shenoll Muharremi ka dhënë mendimin e tij se përse po dalin njerëzit jashtë vendit, shkruan Syri.net Kosova
Sipas tij, 59% të anketurave mendojnë që nuk ka të ardhme të mirë për gjeneratat e ardhme në Kosovë.
"Dmth në mendësinë tonë shifet një pasiguri e madhe për të ardhmen. Kjo lidhet me ekoniminë e vendit, punësimin dhe kushtet e jetës. Me sigurinë në vend dhe krizat. Sigurisht edhe me stabilitetin dhe drejtimin politik të vendit", shkruan ai.
Tutje, Muharremi deklaron se vetëm 37% mendojnë që ka të ardhme të mirë për rininë në Kosovë.
"Këto të dhëna kredibile që janë publikur nga IRI e janë realizuar në 2023 duhet me u analizu mirë dhe me u adresuar nëse dikush mendon me ndalë daljen e rreth 50,000 personave në vit e që po shkakton një stres e presion të madh në tregun e punës dhe tek bizneset në përgjithësi. Besimi dhe shpresa në vend dhe për të ardhmën janë në gjendje të ulët", ka shkruar ai.
© SYRI.net