Kuvendi mblidhet sot, shqyrtojnë pikat e papërfunduara nga disa seanca paraprake

Kuvendi mblidhet sot, shqyrtojnë pikat e papërfunduara nga disa seanca paraprake

07:54, 07/06/2023

Kuvendi do t’i vazhdojë punimet nga seancat plenare të mbajtura më 23 shkurt dhe 3 maj 2023.

Vazhdimi i tyre, sipas drejtorisë për media të Kuvendit, do të mbahet të mërkurën me fillim nga ora 12:00.

Në rend të ditës janë këto pika:

Rendi i ditës:

Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 shkurt dhe 3 maj 2023:

Shqyrtimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.
Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 mars dhe 24 e 25 maj 2023:
Votimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,
Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,
Zgjedhja e një (1) zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-210 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-218 për organizimin e tregut për produktet bujqësore,
Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Republikën e Kosovës.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 6 dhe 7 prill 2023:

Votimi i Propozim-Rezolutës për punën dyvjeçare të Qeverisë së Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-110 për Agjencinë e Kosovës për Akreditim,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-155 për sanksionet e shёnjestruara kundër shkelësve të huaj të drejtave të njeriut,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-201 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-081 për energjinë,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-160 për pensionet e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-220 për çmimin e produkteve medicinale,
Shqyrtimi i rekomandimit lidhur me auditimin e procesit të shitjeve me negocim direkt në Agjencinë Kosovare të Privatizimit,
Shqyrtimi i propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të seancës plenare, nr.08-V-321, i datës 23 qershor 2022.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco