Kurti në telefon me Erdoganin: I shpreha shqetësimin për dhunën e milicisë serbe

Kurti në telefon me Erdoganin: I shpreha shqetësimin për dhunën e milicisë serbe

00:11, 01/06/2023

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se e ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, me të cilin ka diskutuar edhe për situatën e tensionuar në veri.

Kurti ka thënë se Erdoganit i ka përcjellur edhe shqetësimet e tij, siç ka shkruar ai, rreth “milicisë së dhunshme serbe” ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe mediave.

Gjithashtu, Kurti ka bërë të ditur se Erdoganin e ka uruar për rizgjedhjen president në zgjedhjet e fundit që u mbajën në Turqi

“Në një telefonatë me Presidentin Erdogan e urova për rizgjedhjen presidentit dhe diskutova marrëdhëniet tona bilaterale dhe ngjarjet aktuale. I përcolla shqetësimin e tij për dhunën e milicisë së dhunshme serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave. Në Republikën tonë, pushteti mund të merret vetëm me vote – asnjëherë me dhunë”, ka shkruar Kurti. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco