Deputeti i VV’së: Së shpejti Kurti takohet me Vuçiqin

Deputeti i VV’së: Së shpejti Kurti takohet me Vuçiqin

23:22, 31/05/2023

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka thënë se së shpejti do të ketë takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Rexhaj, ka parafrazuar kryeministrin Kurti, ku tha se ai është për ta përfunduar Marrëveshjen e Ohrit, në kuptimin që sa më shpejtë të fillohet me zbatimin e saj.

“Unë e di që së shpejti do të ketë takim me Vuçiqin. Edhe Kurti e tha që unë jam për m’u taku. Ne e kemi një marrëveshje të dakorduar të Kosovës dhe Serbisë që është marrëveshja e Ohrit. Madje, Kurti tha që unë jam për me krye marrëveshjen shpejt e shpejt, në kuptimin që me fillua me zbatimin e saj”, tha deputeti në Tëvë1.

Sipas Rexhajt, zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit, nënkupton që të largohen forcat paralimitare në veri të Kosovës.

“Zbatimi i saj nënkupton që forcat që janë atje paralimitare dhe bandat kriminale me u largu prej aty, pra marrëveshje e Ohrit edhe këtë e sheh. Është kusht i qeverisë, sepse duhet të largohen ato struktura kriminale ose e tha një gjë tjetër tha duhet me qenë në burg. Pra, ose ikë prej kufirit, ikë prej Kosovës se je kriminel”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco