BE dënon sulmet ndaj ekipeve të gazetarëve në veri

BE dënon sulmet ndaj ekipeve të gazetarëve në veri

16:31, 29/05/2023

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka dënuar sulmin ndaj makinave të ekipit të mediave KALLXO.com dhe RTV Dukagjini teksa po raportonin për gjendjen në komunat në veri të Kosovës.

Përmes rrjetit Twitter ai theksoi se gazetarëve duhet t’u lejohet të kryejnë punën pa frikë për sigurinë e tyre.

“BE dënon dëmtimin e sotëm të makinave që i përkasin KALLXO dhe RTV Dukagjini. Edhe pse situata e sigurisë në veri është e tensionuar dhe e vështirë, gazetarët duhet të lejohen të kryejnë punën e tyre pa frikë për sigurinë e tyre”, ka shkruar ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco