Sindikata dënon sulmet ndaj zyrtarëve policorë

Sindikata dënon sulmet ndaj zyrtarëve policorë

23:23, 26/05/2023

Të premten e 26 prillit, Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, në veri të vendit janë sulmuar me mjete të ndryshme të rrezikshme nga grupe kriminale të organizuara me që rast kanë pësuar lëndime pesë zyrtarë policorë si dhe janë shkaktuar dëme materiale në automjetet e tyre.

Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër sulmet ndaj këtyre zyrtarëve policorë.

“Sindikata e Policisë së Kosovës është e brengosur për shëndetin dhe jetën e zyrtarëve policorë të cilët pësuan lëndime e të cilëve ju dëshiron shërim të shpejtë”.

“Sindikata e Policisë së Kosovës është duke i përcjellë me vëmendje të gjitha zhvillimet e fundit duke qenë e brengosur për shëndetin dhe rrezikshmërinë e tyre që kanë gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.

“Prandaj, Policia e Kosovës mbetet  e përkushtuar në garantimin e rendit kushtetues, krijimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, duke ju përmbajtur me dinjitet vizionit, misionit dhe vlerave të këtij profesioni fisnik”, thuhet në fund të njoftimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco