Rasti 'Ivanoviq', dëshmon e veja, s’përmend të dyshuar

Rasti 'Ivanoviq', dëshmon e veja, s’përmend të dyshuar

20:31, 26/05/2023

Të premtën në Gjykatën Themelore të Prishtinës, pas pesë vjetësh pritjesh ka dëshmuar Milena Popoviq, ish-gruaja e politikanit të ndjerë, Oliver Ivanoviq.

Popoviq, tha se nuk ka një emër se kush mund ta ketë vrarë Ivanoviqin para derës së partisë së tij, më 16 janar të 2018.

Për politikanin serb Milan Radoiçiq i cili është në arrati, e që dyshohet që është i përfshirë në rastin e Ivanoviqit, Popoviq tha se ishin kundërshtar politikë e që nuk e kanë kaluar aq mirë.

E kur foli, për antarësimin e saj në Partinë e Aleksandar Vuçiqit, pjesë e së cilës është edhe Radoiçiq, e po ashtu pozitën e saj që e mban tash si sekretare në Qeverinë e Serbisë, ish-bashkëshortja e Ivanoviqit tha se këte e deshti kaher, bile për këtë kishte mbajtur takim edhe me presidentin serb.

Popoviq, e cila disa herë e përsëriti që për asnjë nga veprimet e saja, përfshirë edhe largimin nga Kosova, nuk është e kërcënuar nga dikush, për ish-sekretaren e burrit, Silvana Arsoviq që dyshohet që i ndali kamerat në objektin e partisë, kjo kërkoi drejtësi.

E veja e Ivanoviqit, derisa përmendi djegien e veturës se të ndjerit e sulmin ndaj shtëpisë së tij para se Oliver të vritej në derën e partisë, tha se kushdo që e ka bërë vrasjen do të paguajë, qoftë edhe vëllai i saj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco