Ministri Krasniqi takon kryetarët në veri, premton kthim në normalitetit të komunave

Ministri Krasniqi takon kryetarët në veri, premton kthim në normalitetit të komunave

20:14, 26/05/2023

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka takuar sot tre kryetarët e rinj, kryetarin e Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, kryetarin e Komunës së Leposaviqit,  Lulzim Hetemi dhe kryetarin e Komunës së Zubin Potokut,  Izmir Zeqiri.

Krasniqi ka shkruar se tre kryetarët do të jenë në shërbim të qytetarëve për t’i përmbushur detyrat e tyre kushtetuese dhe ligjore.

“Pas ceremonisë së betimit, jam pritur në takim nga tre Kryetarët e rinj, Kryetari i Komunës së Zveçanit, z. Ilir Peci, Kryetari i Komunës së Leposaviqit, z. Lulzim Hetemi dhe Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, z. Izmir Zeqiri të cilët do të jenë në shërbim të qytetarëve për ti përmbushur detyrat e tyre kushtetuese dhe ligjore”, ka pohuar ai.

Krasnqi ka shtuar tutje se, qytetarët kanë nevojë për ofrimin e shërbimeve dhe kryetarë të cilët përkujdeset për mirëqenien e tyre socio-ekonomike.

“Stabiliteti dhe siguria janë bazë për zhvillim dhe progres, përmes bashkëpunimit pa dallime etnike dhe gjuhësore këto Komuna do t’i kthehen normalitetit të munguar”. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco