Lëvizje të shtuara të kamionëve në veri, në pikat ku vendosen barrikada

Lëvizje të shtuara të kamionëve në veri, në pikat ku vendosen barrikada

15:11, 26/05/2023

Për të penguar punën e kryetarëve të rinj në katër komunat veriore, serbët sot lëshuan alarmin dhe u grumbulluan para objekteve komunale që t’u ndalonin hyrjen atyre.

Por, kundërshtimin duket se s’do ta lënë me kaq.

Burimet e Gazetës Express bëjnë me dije se po vërehen lëvizje të shtuara të kamionëve në pjesë të ndryshme të veriut, në lokacionet ku zakonisht i vendosin barrikadat. Ata pritet që të vendosen në rrugët kryesore.

Ndërkaq, serbët kanë hedhur zhavorr në afërsi të Komunës së Leposaviqit në përpjekje për ta bllokuar rrugën në afërsi të objektit.

Për këto veprime, Lista Srpska paralajmëroi tensione.

Duke reaguar pas betimit të Kryetarit të Mitrovicë së Veriut Erden Atiq, kjo parti, pa ofruar prova, ka paralajmëruar  serbët nga 1 qershori, “do ta mbrojnë veten me të gjitha mjetet” për të ndalur represionin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco