Situata në veri, Pozhari fajëson Vuçiqin, ka një mesazh edhe për 'analistët anti Albin'

Situata në veri, Pozhari fajëson Vuçiqin, ka një mesazh edhe për 'analistët anti Albin'

15:07, 26/05/2023

Analisti Xhevdet Pozhari ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në veri të vendit, shkruan Syri.net Kosova

Ai ka thënë se përfaqësuesit e Bashkësisë Ndërkombëtare kanë mundësi ta shohin se çfarë është në gjendje të bëjë Vuçiqi për të mbetur në pushtet. 

"Për një miting që do ta mbajë në Beograd, atij i duhet material që e siguron me një fishkëllimë nga bandat kriminale në veri.
Toleranca Ndërkombëtare, është arma ma e fortë e një fashisti, e jo mjetet që ai ka në dispozicion"
, ka shkruar Pozhari.

Tutje, ai ka kritikuar edhe disa analistë, siç i ka quajtur, "anti-Albin".

"Disa analistët anti-Albin, kanë po ashtu mundësi ta shohin se pse deklaratat e tyre kur e fajësojnë Kryeministirin Kurti për gjithçka, përkthehen me të madhe dhe publikohen në mediat serbe për të propaganduar egër kundër Kosovës. 
Nuk ka thënë kot Konica: Zot, ruaje Shqipërinë nga shqiptarët
", ka përfunduar Pozhari.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco