Dëmtohen veturat e Policisë së Kosovës nga serbët në Zveçan

Dëmtohen veturat e Policisë së Kosovës nga serbët në Zveçan

14:53, 26/05/2023

Veturat e Policisë së Kosovës janë dëmtuar nga serbët lokalë para objektit të komunës së Zveçanit. Serbët, po ashtu kanë djegur edhe një veturë zyrtare të Policisë së Kosovës.

Ndryshe, më herët serbët janë mbledhur para objekteve të komunave në Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan.

Policia e Kosovës përdori gaz lotsjellës për t’i shpërndarë qytetarët e tubuar para objektit komunal në Zveçan – komunë e banuar me shumicë serbe në pjesën veriore të vendit.

Paraprakisht, policia njoftoi se po asistonte kryetarët e rinj të komunave veriore: Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të hyrë në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

Udhëheqësit e këtyre komunave me shumicë serbe, që të gjithë shqiptarë u betuan një ditë më herët në ndërtesa publike, si shkollat, për shkaqe të sigurisë

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco