Policia asiston kryetarët e komunave veriore për të ushtruar të drejtën e tyre në punë

Policia asiston kryetarët e komunave veriore për të ushtruar të drejtën e tyre në punë

13:15, 26/05/2023

Policia e Kosovës ka deklaruar se është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

Përmes një komunikate për media, policia ka bërë të ditur se është duke ndërmarrë veprimet policore në ofrimin e sigurisë, ruajtje e rendit dhe sigurisë publike për të parandaluar veprimet kriminale që paraqiten në vend, raporton Syri.net Kosova

‘Policia e Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend. Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”, thuhet në komunikatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco