'Pakti Vuçiç-Jansha', zëdhënësi i VV citon revistën sllovene për zbulimin e hulumtimeve të reja

'Pakti Vuçiç-Jansha', zëdhënësi i VV citon revistën sllovene për zbulimin e hulumtimeve të reja

12:36, 26/05/2023

Zëdhënësi i VV, Arlind Manxhuka, ka shkruar për çështjen e shumëpëfolur të ambasadorit Martin Berishajt dhe paktin Vuçiq-Jansha

Manxhuka ka thënë se 'dalëngadalë po dalin hulumtime të reja të asaj që kemi thënë edhe për zhvillimet në fushën e energjisë (çështja e Martin Berishajt) në Kosovë e Ballkan përgjithësisht'.

Ai ka publikuar dhe cituar revistën sllovene 'Mladina', në lidhje me paktin Aleksandar Vuçiq-Janez Jansha, përcjell Syri.net Kosova

“A është keqpërdorur Zyra Sllovene për Parandalimin e Pastrimit të Parave nga një organizim kriminal ndërkombëtar?”, është nëntitulli i hulumtimit të Mladinës “Ballkanski Watergate”.

“Kur Mladina filloi të hulumtonte financimin hungarez të medias të SDS (Partia e Janshës), pra rrjetit Nova24, disa vite më parë, u shfaq një pamje në sfondin e një konflikti më të gjerë gjeopolitik që shpërtheu në Evropën Lindore dhe Qendrore pas krizës financiare. Në shumë vende të Europës Lindore, gjithashtu me mbështetjen e Rusisë dhe duke ndjekur shembullin e Putinit, aleancat e autokratëve apo populistëve vendas, të cilët filluan të konsolidojnë pushtetin e tyre përmes propagandës janë shpërbërë”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco