SKANDALI/ Bylykbashi: Drejtorët e PS-së po ushtrojnë ndaj votuesve në Durrës

SKANDALI/ Bylykbashi: Drejtorët e PS-së po ushtrojnë ndaj votuesve në Durrës

09:32, 14/05/2023

Nënkryetari demokrat, Oerd Bylykbashi, denoncoi nga Durrësi një skandal me drejtorët e Partisë Socialistë.

Ai i bëri thirrje KQZ-së dhe policisë të ndërhyjnë, pasi drejtorët dhe zyrtarë të tjerë të PS po pengojnë procesin dhe po ushtrojnë presion mbi zgjedhësit.

“I ftoj të gjithë zgjedhësit të votojnë në masë për të shprehur të drejtën e votës.

Natyrisht siç pritej, procesi zgjedhor ka nisur me problematikat e tij. Unë jam këtu për të denoncuar se si drejtues lokalë dhe të institucioneve shtetërore janë duke penguar procesin e votimit dhe duke ushtruar presion mbi zgjedhësit. Janë personazhe me begraund edhe në të shkuarën për pengimin e votuesve.

PD nuk do lejojë situata ku do cenohet liria dhe sekreti i votës. Kërkojmë nga policia të jetë e vëmendshme për t’iu përgjigjur këtyre momenteve, kur drejtues të PS, zyrtarë shtetërorë të ushtrojnë ndikim të paligjshëm mbi zgjedhësit,” tha Bylykbashi.

“Raportimet janë të ndryshme, kryesisht në zonat rurale. Ne do e ndjekim hap pas hapi dhe do bëjmë kallëzimet përkatëse. Ne nuk do e tolerojmë këtë gjë dhe është mirë që zgjedhësit të lejohen të votojnë të lirë.

Kam raportim për Flamur Gjuzin apo Roni Shqopën. Kam raportime edhe për drejtues të njësive administrative në varësi të bashkisë, që janë brenda qendrave të votimit dhe ndikojnë mbi zgjedhësit.

Ka një urdhër të KQZ, që ndalon prezencën e çdo personi të paautorizuar në qendrat e votimit. Nëse nuk zbatohet kjo, bllokohet votimi dhe thirret policia. Por edhe nëse mazhoranca socialiste nuk e merr këtë vendim në mënyrë të paligjshme, do të kërkohet ndërhyrja e policisë,” tha drejtuesi demokrat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco