Takimi Basha-Balla/ Berisha: Është skllav i Edi Ramës, të dalin të takohen haptazi

21:58, 12/05/2023

Kryetari i PD, Sali Berisha komentoi videon e takimit Basha-Balla, të transmetuar ekskluzivisht nga Syri Tv, dy ditë më parë. 

Berisha tha se Basha është skllav i Ramës. 

Gjithashtu, Berisha iu bëri një sugjerim që të dalin dhe të takohen hapur. 

"E kam thënë me bindje absolute se ai është skllav i Edi Ramës. Të jesh në proces gjyqësor dhe materia e atij procesi të dënon automatikisht 6 vite dhe dosja të mbyllet me një firmë prokurori dhe jo dy firma, ajo është skllavërim. Dhe unë e kam thënë, është peng. Unë e thashë edhe sot, bëjnë gabim që nuk takohen haptaz, por takohen nëpër skuta. Veprimet i bëjnë haptaz në Parlament. Unë duke shkuar në katedër ai urdhëronte Alibashën të zinte katedrën vetëm e vetëm që të mbronte Edi Ramën". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco