Hajnat dëmtojnë dhe vjedhin gjësende në një QKMF të Kamenicës

Hajnat dëmtojnë dhe vjedhin gjësende në një QKMF të Kamenicës

15:29, 12/05/2023

Në ambulancën e Mjekësisë Familjare në Kamenicë dega në fshatin Bosce persona të panjohur kanë dëmtuar derën e saj si dhe përveç dëmeve materiale kanë vjedhur edhe disa gjësende të imta.

Sipas një njoftimi nga Policia e Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten.

“Me datën 11.05.2023 rreth orës 17:00 Stacioni Policor Kamenicë është njoftuar se në ambulancën e mjekësisë familjare në Kamenicë dega në fshatin Bosce nga persona të pa njohur është dëmtuar dera e kësaj ambulante. Në këtë rast përveç dëmeve materiale ishin vjedhur edhe disa gjësende të imta”, thuhet në njoftim.

Po ashtu sipas njoftimit, në të njëjtën ditë drejtoresha e shkollës në fshatin Bosce ka njoftuar se të dyshuar të pa njohur kishin depërtuar brenda shkollës ku dyshohet se kanë ndezur bombolën e gazit në të cilën kishin djegur disa materiale të mëndafshta (perde) dhe zjarri nuk ishte shpërndarë.

Ndërkaq, njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Kamenicë si rezultat i një pune të shpejtë hetimore, mirë të organizuar operacionale, sot me datën 12.05.2023 ka arrestuar një të dyshuar të mitur (viti i lindjes 2009, mashkull kosovar rom) i cili është intervistuar në bazë të procedurave ligjore.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se nga prokurori i shteti rasti është cilësuar ,,Vjedhje e rëndë’’ dhe ,,Dëmtim i pronës’’, rast i cili do të procedohet në prokurorinë themelore, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco