Lutfi Haziri i drejtohet Konjufces: Për Mogherinin ia dhe dorën, tash duhesh me e përqafë Isa Mustafën për Asociacionin

Lutfi Haziri i drejtohet Konjufces: Për Mogherinin ia dhe dorën, tash duhesh me e përqafë Isa Mustafën për Asociacionin

13:37, 12/05/2023

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka reaguar pas deklaratës së Glauk Konjufcës për Isa Mustafën, të cilit i dha kredit për letrën garantuese të Federica Mogherinit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe duke thënë “nëse e ka nxjerrë me shumë mundim atë letër, bravo i qoftë ja jap dorën. Qe dora. Se neve sot po na ndihmon”

Pas kësaj deklarate të Kryeparlamentarit Konjufca ka reaguar Lutfi Haziri.

“Dy fjalë për Glauk Konjufcën: Nëse për letrën e Mogherinit ia dhe dorën Isa Mustafës, për rolin e Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin duhesh me e përqafë. Përtej kësaj, më mirë vonë se kurrë!” ka shkruar Haziri në facebook.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco